Van Gaal: E dija se do të dështonin pleqtë e Lippit

dardanmiftari | Wednesday, July 21, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Bayern Munichut, Louis Van Gaal, ka sulmuar Marcello Lippin duke thënë se Italia e tij ishte tejet e moshuar për të arritur sukses në Botërorin, Afrika e Jugut 2010.
“Unë pata parashikuar se Italia nuk do të kalonte fazën grupore dhe se Argjentina nuk do të shkonte në finale”.
“Rikthimi i Lippit në kombëtare? Unë gjithashtu u ktheva te Barcelona. Një herë është mirë, por herën tjetër fillon të bëhet keq. Sa për Italinë, ekipi ishte tejet i moshuar”, ka thënë Van Gaal për Rai Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...