Van Marwijk i zhgënjyer pas disfatës

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Holandës, Bert van Marwijik, nuk ka mundur ta fshehë zhgënjimin e tij pas disfatës së pësuar në finalen e Botërorit nga Spanja me rezultat minimal prej 1-0.
“Unë jam shumë i zhgënjyer. Edhe tre minuta dhe ne do ta kishim bërë atë. Ne kemi mundur të luajmë më mirë, por ne pësuam në momentet vendimtare. Ne ishim aq afër dhe ishim aq nervozë. Kishte shumë gabime të bëra, ndërsa rastet nuk i shfrytëzuam. Por, ekipi më i mirë fitoi në fund”.
“Unë desha të bëhemi kampionë të botës. Ne nuk ishim të frikësuar për të luajtur mirë, por duke parë se sa lojtarë kanë pasur kartonë të verdhë, ne kemi synuar që ta dërgojmë ndeshjen në vazhdime. Referimi është pjesë e ndeshjes. Unë shoh kënaqësi në shumë fytyra të njerëzve, por ky është sporti”, ka thënë Van Marwijk.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...