Van Marwijk lëvdon ecurinë e Holandës

dardanmiftari | Sunday, July 11, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Holandës, Bert van Marwijk, në deklaratën e tij para finales ka vënë theks të veçantë në ecurinë pa humbje të Holandës në këtë Kampionat Botëror.
“Nëse jemi në finale, është për shkak se e merituam. Ne e kemi mposhtur Brazilin dhe ata e kanë mposhtur Gjermaninë. Të dyja ekipe kemi treguar stabilitet enorm. Spanja luajti futboll më atraktiv se ne, por që të dyja ekipet kemi synime të njëjta, stilin e njëjtë. Ata e kanë luajtur një futboll që është pak a shumë më i mirë se i joni, por ne i kemi fituar të gjitha ndeshjet, kurse ata e kanë humbur një”.
“Lojtarët nuk kanë nevojë për motivim të veçantë, ne nuk po flasim për të kaluarën. Të jemi në finale është diçka unike dhe ne duam ta fitojmë atë. Ne nuk po mendojmë për gjysmëfinalet. Unë kam thënë se në ato momente kam menduar për vitet 1974 dhe 1978, por tani jemi të përqendruar vetëm në finale”, tha Van Marwijk.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...