Van Persie zëvendësim i Raul te Reali?
Real Madrid raportohet se është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie.
Marca shkruan se forma e holandezit Van Persie e treguar edhe në Kupën e Botës e ka joshur seriozisht interesimin e drejtuesve të Real Madridit, Florentino Perez dhe Jorge Valdano.
Perez e sheh Van Persien si një zëvendësim ideal për kapitenin Raul, i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere. Real do të bëjë ofertë prej 35 milionë funtesh për holandezin.
Category: Futboll

0 Komente