Webber i hidhëruar në ekipin

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Piloti i Red Bull, Mark Webber, e përshkroi fitoren e tij si dalje të drejtësisë në shesh, pas problemeve me kolegun Sebastian Vettel, të cilin ai beson se e favorizon ekipi.
Red Bull bëri që Webber të hidhërohet gjatë garës në Britani, pasi që vendosi t’ia merr krahun e makinës së tij dhe t’ia japë atë Vettelit që doli i shtati.
“Unë nuk jam i kënaqur. Unë jam i sigurt se do të kemi diskutime të nxehta. Nuk mendoj se është dashur të ndodhë. Sinqerisht, ju them se kurrë nuk do ta nënshkruaja kontratën e re në maj, po që se do të besoja se do të ndodhte kjo. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, deklaroi Webber.
Webber i bëri të qarta ndjenjat e tij, kur në xhiron fituese gjatë komunikimit me anë të radios me ekipin, për fitoren tha: “Nuk është keq kjo për pilotin numër dy të skuadrës”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...