Wimbledon: Serena mbron titullin me sukses

dardanmiftari | Saturday, July 03, 2010 | 0 Komente

Numri një i botës për femra në tenis, Serena Williams, ka fituar për herë të katërt titullin e Wimbledon-it duke shkatërruar në dy sete (6-3, 6-2) rusen e 21-të në botë Vera Zvonareva.
Kampionia në fuqi pati nevojë për pak më shumë se një orë (66 minuta), për t’i dhënë fund shpresave të Zvonareva për të fituar titullin e parë të saj Grand Slam.
Fitorja e ngre Williams mbi Billie Jean King, me 13 tituj të mëdhenj të fituar dhe ngjitet në pozitën e gjashtë të tenisteve më të mira të të gjitha kohërave.
“Ky është një titull shumë i veçantë. Billie Jean, të kam arritur”, i ka thënë Williams bashkëvendëses së saj e cila shikonte nga publiku.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...