Xavi: Duhet të jemi më të sigurt

dardanmiftari | Sunday, July 11, 2010 | 0 Komente

Xavi u ka thënë bashkëlojtarëve të tij që të gjejnë momentin përfundimtar para golit dhe të jenë më të sigurt në finalen e madhe ndaj Holandës të dielën mbrëma.
“Është e qartë që ne nuk kemi shënuar shumë gola. Ne ndjehemi shumë komfortë me mënyrën se si po luajmë dhe ne jemi duke krijuar shumë raste. Zakonisht, kur e bëni këtë, ju dëshironi të shënoni gola. Por, ne nuk po i shndërrojmë rastet në përqindjen tonë normale. Le të shohim nëse mund ta mënjanojmë këtë, sepse kjo do të jetë e rëndësishme në finale”, theksoi Xavi.
Nga ana tjetër Iker Casillas tha se ndeshja do të jetë më e rëndësishme në karrierën e tyre.
“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, ndeshja më e rëndësishme në karrierën tonë dhe ne ndjehemi nervozë. Ne jemi ndjerë paksa të frikësuar përgjatë kampionatit, madje edhe në ndeshjet e para. Ne të gjithë e dimë se sa vitale është kjo ndeshje. Është e natyrshme të kemi emocione”, përfundoi portieri spanjoll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...