Benitez: Humbja është pozitive

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Rafael Benitez duke i dhënë instruksione Joel Obit Trajneri i Interit, Rafael Benitez, ka deklaruar se përkundër humbjes prej 3-2 ndaj Panathinaikos, ka pasur shumë gjëra tjera pozitive të cilat i ka shfaqur kjo ndeshje.
“Dizavantazhi prej 3-1 në pjesën e parë tregon se skuadra di si të luftojë dhe kjo është ajo që pashë në pjesën e dytë. Luajtëm me shumë lojtarë të rinj, kjo është gjëja më pozitive. Ne e dimë se java e dytë e stërvitjes do të ishte më e vështira, me shumë udhëtime dhe dy ndeshje në dy ditë. Por, këto janë përvoja pozitive, të cilat na ndihmojnë të ngritemi”.
“Ne e dimë se ndaj Panathinaikos do ishte ndeshje e vështirë, sidomos në mbrojtje. Gjithçka që nuk bëmë negativisht në Baltimore ndaj Manchester Cityt, e bëmë këtu ndaj Panathinaikos në pjesën e parë”
“Unë e di se do të jetë e vështirë të përsëritet suksesi i Interit nga sezoni i kaluar, por ne po punojmë drejt këtij objektivi. Shumë lojtarë janë rikthyer nga pushimet, kështu që duhet të shohim se si jemi pas 15-20 ditësh”, deklaroi Benitez për faqen zyrtare të Interit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...