Casillas: Nuk i frikësohemi Barcelonës

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Me largimin e kapitenit legjendar Raul nga Real Madridi, automatikisht edhe shiriti i kapitenit të Los Blancos tani do t’i takojë Iker Casillasit, i cili menjëherë ka filluar të shtrojë autoritetin, pasi që ka thënë se mbretërit nuk kanë frikë nga Barcelona.
“Kanë ndodhur ndryshime dhe unë ndjej përgjegjësi të madhe. Është sfidë personale që do të zëvëndësoj një emblemë të klubit si Raul. Njerëzit të cilët kanë qenë kapitenë kanë demonstruar profesionalizëm. Unë kam pasur shembuj të mirë, kam mësuar nga të gjithë dhe të gjithëve i falënderoj”.
Casillas më pas e mohoi faktin se Spanja e fitoi Kampionatin Botëror falë Barcelonës dhe lojtarëve të saj, me ç’rast ka shtuar se Real Madridi nuk ka pse të ketë frikë nga Blaugranët.
“Ky ekip i Spanjës ishte i ndërtuar katër vite më parë, kur Barcelona nuk e fitoi La Ligan. Barcelona do të duhet të luaj ndaj nesh një në një dhe ne nuk ka arsye pse duhet të jemi të frikësuar. Ne nuk do të mbesim mbrapa, ne gjithashtu kemi lojtarë të mëdhenj dhe lojtarë të rinj. Është gjithmonë motivim të mposhtim një ekip si Barcelona, pasi që kështu i kënaqim tifozët e Realit”, deklaroi Iker Casillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...