Giggs: Ferguson më kërkon këshilla

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Ryan Giggs thotë se menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, shpesh kërkon këshilla nga ai.
Fergie i ka dhënë vazhdim njëvjeçar të kontratës Giggs, derisa ky i fundit vazhdon të mohojë të varë këpucët. Dhe ai ka zbuluar se Ferguson shpesh merr mendimet e tij për çështje të futbollit dhe madje çdo javë.
“Raporti im me të tash ka ndryshuar. Kur jam takuar për të parën herë kam qenë 13-vjeçar dhe për 10 vitet e ardhshme jam përpjekur të ndjek rrugën e tij. Ai tash më kërkon më shumë këshilla se sa kur kam qenë i ri. E keni përvojën e duhur tash. Mendoj se kjo është një progres”, ka thënë Giggs.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...