Helguera: Realit nuk i nevojiten Carvalho dhe Ozil

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Mesut Ozil Real Madrid Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Ivan Helguera, ka pohuar se transferimet e Mesut Ozil dhe Ricardo Carvalhos janë të panevojshme, ndërsa ka shtuar se ai është i pasigurt nëse ata do të përshtaten në formacionin e Los Blanocs.
“Ozil ka pasur Botëror të mirë, por unë nuk e di se si do të përshtaten ata te Reali. Ju nuk mund të transferoni çdo vit një mesfushor si Kaka, Sergio Canales dhe Rafael Van der Vaart, ka shumë të tillë. Nuk mendoj se Ricardo Carvalho tani duhet të jetë lojtar i Realit”.
“Mourinho dëshiron të bëjë një ekip që do ta fitojë La Ligan. Një që do ta fitojë tani”, deklaroi Helguera.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...