Poulsen i interesuar në Liverpoolin

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Liverpooli vazhdon të jetë në ndjekje të mesfushorit danez të Juventusit, Christian Poulsen, por agjenti i tij pos që ka mohuar si zakonisht spekulimet, ka aluduar se klienti i tij është i interesuar të shqyrtojë ndonjë ofertë nga The Reds.
“Unë nuk dua të komentoj për këto spekulime. Lojtari do të jetë i lirë që të shqyrtojë çdo ofertë konkrete. Në ndërkohë, ne jemi të qetë dhe po vazhdojmë të punojmë”, theksoi agjenti i Poulsen, Joern Bonnesen.
Liverpooli është duke e kërkuar Poulsen si zëvëndësim për Javier Mascheranon, i cili ka kërkuar që të largohet, ndërsa klubi i tij i ardhshëm besohet të jetë Interi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...