Shqipëria turpëron me sjelljet ndaj EBA

dardanmiftari | Sunday, August 01, 2010 | 0 Komente

Kombëtarja Shqiptare në basketboll ka turpëruar gjithë dashamirët e basketbollit anembanë trojeve shqiptare, për shkak të sjelljeve skandaloze në ndeshjen që duhej të ishte festë, ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të turneut ndërkombëtar që po zhvillohej në Prishtinë.
I gjithë incidenti filloi kur Marlin Suka i kombëtares Shqiptare e goditi Salih Sulltanin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa më pas gjithçka u zgjerua me të hyrë në fushë të gjithë lojtarët, gjë që e nxori situatën nga kontrolli.
“Federata Shqiptare duhet të kërkojë falje për këtë incident. Prej se kanë mbërritur ka pasur pakënaqësi nga ana e tyre. Humbja që pësuan nga Kosova, mendoj se i kishte nervozuar. Më befasoi mënyra se si është sjellë Ermal Kuqo, pasi që një lojtar kaq i madh nuk duhet të sillet kështu”, deklaroi menjëherë pas ndeshjes kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.
Turneun e fitoi Kosova që fillimisht shpartalloi Emiratet dhe më pas i dha mësim Shqipërisë, por kjo gjithsesi ka pak rëndësi tani, nëse merret parasysh hija e keqe që i është lënë këtij turneu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...