Squillaci drejt Arsenalit

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Arsenali raportohet se është shumë afër për të arritur marrëveshje me mbrojtësin e Sevillas, Sebastien Squillaci.
Squillaci është lënë jashtë ekipit të Sevillas në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve ndaj Braga, për shkak se klubi spanjoll nuk dëshiroi të rrezikojë ndonjë marrëveshje që do të mund të përfshinte 30-vjeçarin.
Arsenali ka humbur mbrojtësit veteranë si William Gallas, Sol Campbell, Mikael Silvestre dhe Philippe Senderos dhe deri tash ka sjellë vetëm Laurent Koscielny, i cili u përjashtua me karton të kuq në debutimin e tij ndaj Liverpoolit vikendin e kaluar.
Arsene Wenger besohet se tashmë e ka diskutuar një transferim të Squillaci, i cili ka qenë pjesë e kombëtares së Francës në Kupën Botërore dhe ka luajtur në ndeshjen e fundit të fazës grupore kundër Afrikës së Jugut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...