Tottenhami përsëri pas Fabianos

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Sevillës, Luis Fabiano Tottenham Hotspur do të lansojë ofertë prej 18 milionë eurosh për sulmuesin brazilian, Luis Fabiano, në rast se Spursat arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, do të përkudjeset për transferimin e Fabianos në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve, përkundër dizavantazhit prej 3-2 nga ndeshja e parë ndaj Young Boys.
Vështirësia e Tottenhamit qëndron tek të hollat. Një transferim prej 18 milionë eurosh tani mendohet se mund të realizohet nëse merren parasysh fitimet prej 7.5 milionë eurosh në rast të kualifikimit dhe 12 milionë euro të tjera për fazën grupore. Kështu, pagën e Fabianos, i cili kërkon 110 mijë funte në javë, pritet ta paguajë vetë Tottenhami.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...