Zyrtare: Remy lojtar i Marseille

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Olimpique Marseille ka pohuar se ka arritur marrëveshje me Nice për të angazhuar sulmuesin Loic Remy, i cili sot duhet t’i kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë marrëveshjen me klubin e ri.
Sulmuesi 23-vjeçar është në rrugë për të kaluar në Velodrome pasi Nice ka pranuar ofertën e Marseille, që sipas mediave franceze arrin shifrën e 15 milionë eurove.
“Olimpique Marseille dhe Nice kanë arritur marrëveshje për transferimin e Loic Remy. 23-vjeçari pasdite do të arrijë në Marseille për t’i kaluar testet mjekësore dhe për të nënshkruar marrëveshje. Pastaj do të prezantohet para mediave”, shkruhet në deklaratën e klubit francez.
E ardhmja e lojtarit ishte cak i spekulimeve gjatë kësaj vere, me një varg klubesh të Ligës Premier të interesuara për francezin, në mes të cilave edhe Tottenham, Liverpool dhe Arsenal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...