B45: Mourinho më vlerëson

dardanmiftari | Sunday, September 19, 2010 | 0 Komente

Mario Balotelli dhe Jose Mourinho Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, thotë se nuk ka kurrfarë problemi mes tij dhe trajnerit Jose Mourinho.
“Mourinho dhe Roberto Mancini janë top menaxherë, por njerëzit kanë mendimet e tyre. Është e vërtetë se Mourinho më telefonoi para se të kaloja te City”.
“A më kërkoi te Reali? Pyeteni atë. Ai njëherë më tha se unë jam aq i mirë, sa që ka nevojë për mua vetëm 20 minuta”.
“Unë nuk do të bëja tri gjëra, të cilat i kam bërë më parë. Unë kurrë nuk do ta hidhja fanellën e Interit në tokë, kurrë nuk do t’i ofendoja tifozët, kurrë nuk do të kaloja kohën me vajza të këqija që u pëlqen vetëm publiciteti im. Unë më shumë preferoj të jem i vetmuar, se sa të qëndroj me këta njerëz pa tru”, u shpreh SuperMario.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...