Bayerni mposht Hoffenheimin

dardanmiftari | Wednesday, September 22, 2010 | 0 Komente

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, është kthyer nga disavantazhi prej një goli për të shënuar fitore prej 2-1 si mysafir i Hoffenheimit.
Porsa filloi ndeshja, Vedad Ibisevic kaloi vendasit në avantazh dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë bavarezët arritën ta barazojnë rezultatin përmes Thomas Müller (63’), ndërsa deri te goli i fitores erdhën në minutat shtesë (90’+1), kur Daniel Van Buyten siguroi tre pikë të plota për Bayernin.
Në ndeshjet tjera, lideri i tabelës Mainz e ka mposhtur Kylnin me rezultat 2-0, ndërsa Hannoveri e ka shkelur Werder Bremenin me rezultat 4-1.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...