Chelsea vazhdon me stërvitjet
Chelsea ka arritur që të shënojë fitore të lartë ndaj Blackpoolit me rezultat 4-0, për të mbajtur kreun në tabelën e Ligës Premier.
Serinë e golave e hapi Salomon Kalou (1’), ndërsa atë e vazhdoi për 2-0 Florent Malouda (12’).
Pas gjysmë ore lojë mysafirët me golin e tretë i goditi Didier Drogba për 3-0, ndërsa Florent Malouda mbaroi takimin pas vetëm 41 minutash lojë, kur realizoi për 4-0 dhe rezultatin përfundimtar.
Chelsea nuk di për humbje dhe barazime edhe pas javës së pestë, duke mbajtur kështu kreun me 15 pikë.
Category: Futboll
0 Komente