Eto’o: Messi kërkoi nga Guardiola të mos më shiste

dardanmiftari | Sunday, September 19, 2010 | 0 Komente

Samuel Eto'o Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, ka pohuar se Lionel Messi tentoi që ta bindë Pep Guardiolën që të mos e largonte atë nga Barcelona, përkundër këmbënguljes së teknikut katalanas për shitjen e sulmuesit kamerunas.
“Unë kam luajtur dhe kam fituar tituj me Ronaldinhon, Messin dhe shumë lojtarë të tjerë të mëdhenjë. Kur Ronaldinho erdhi te Barcelona, ata nuk fituan asgjë. Kur unë arrita, ne fituam gjithçka”.
“Kur Pep Guardiola dëshiroi që unë të largohesha, Messi shkoi te ai dhe i tha: ‘Le të shkojë kush ke dëshirë ti, por jo Eto’o’. Të gjithë trajnerët e mi do t’iu thonë se unë jam profesionist i madh. Unë kam qenë shembull në aspektin e disiplinës dhe gjithnjë kam qenë rigoroz e professional”, ka thënë Eto’o për L’Equipe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...