Ibrahimovic i ngazëllyer pas dygolëshit për Milanin
Zlatan Ibrahimovic është i ngazëllyer me paraqitjen e tij me ekipin e ri, në fitoren 2-0 ndaj Auxerre në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi suedez shënoi të dy golat e fitores për Rossonerët, që të dyja në pjesën e dytë të ndeshjes dhe në një periudhë prej tre minutash (66-të dhe 69-të) dhe ka lavdëruar bashkëlojtarët e tij të rinj, të cilët krijuan një pjesë të dytë ‘të përkryer’.
“Ne vuajtëm nën agresionin e kundërshtarëve tonë, por ishte një pjesë e dytë e përkryer. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme. Pas pushimit, fokusi ynë ndryshoi dhe ne luajtëm shumë më mirë”.
“Kjo ishte ndeshja ime e parë në San Siro për Milanin dhe vërtet doja t’ia dal mirë. Gjithmonë dua të fitoj, çdo herë”, ka thënë Ibra.
Category: Futboll
0 Komente