Kosova miqësore përballë Xamax
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë një miqësore me ekipin e ligës së parë të Zvicrës, Xamax Neuchatel, muajin e ardhshëm, ka bërë të ditur FFK me anë të një komunikate për media.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, qëndroi një ditë në Zvicër me qëllim të sigurimit të një rivali për një ndeshje miqësore për Përfaqësuesen e Kosovës, dhe arriti të kompletojë me sukses një marrëveshje me skuadrën Xamax.
Ndeshja do të zhvillohet me datën 9 tetor, në stadiumin e qytetit të Neuchatel, Stade de la Maladiere. Ndeshja do të fillojë në orën 19.30, ndërsa pritet edhe pëlqimi i policisë kantonale, e cila do të merr përsipër sigurimin e kësaj ndeshjeje.
Category: Futboll
0 Komente