Lëndimi i Messit, i lehtë

dardanmiftari | Sunday, September 19, 2010 | 0 Komente

Tifozët e Barcelonës tani për tani mund të jenë të relaksuar, pasi që superylli i tyre, Lionel Messi, nuk ka pësuar ndonjë lëndim të përmasave të mëdha.
Messi ishte goditur qëllimisht nga Tomas Ujfalusi në minutën e fundit të sfidës ndaj Atletico Madridit, për t’u larguar më pas nga fusha me dhimbje të mëdha. Ekzistoi frika për ndonjë frakturë apo thyerje, por nuk bëhet fjalë për asnjë prej këtyre.
Kemi të bëjmë me një dëmtim të lehtë në ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë dhe sipas parashikimeve të para, Messi pritet të mungojë vetëm dy javë, por nuk do të jetë prezent në tri ndeshje të La Ligas dhe në një të Ligës së Kampionëve. Nesër pritet të kryhen testet e mëtutjeshme dhe të përcaktohet koha e saktë e rikthimit të futbollistit më të mirë në botë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...