Mancini dëshiron Kupën Carling

dardanmiftari | Wednesday, September 22, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ata janë seriozë për të fituar Kupën Carling
Mancini pranon se Kupa Carling ende është rruga më e mirë për t’i dhënë fund mungesës 36-vjeçare të trofeve të Cityt.
Sezonin e kaluar, City u kualifikua deri në gjysmëfinale, vetëm për tu mposhtur nga një gol me kokë i Wayne Rooneyt në minutën e fundit të dy ndeshjeve mjaft të nxehta kundër Manchester United.
“Këto ndeshje erdhën në një moment shumë të vështirë për ne. Humbja ishte e vështirë të durohet pasi gjatë dy ndeshjeve ne luajtëm në të njëjtin nivel dhe merituam të shkojmë në një lojë shtesë kundër Manchester United”.
“Por kur shikoj prapa tash megjithatë është përvojë e rëndësishme për ne, pasi ne treguam dy paraqitje të mira kundër tyre”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...