Prandelli: Dua qëndrim pozitiv ndaj Estonisë

dardanmiftari | Friday, September 03, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, është duke tentuar që të sjellë një frymë optimizmi tek lojtarët e tij, para ndeshjes ndaj Estonisë për kualifikimet e Euro 2012.
“Vëmendja ka qenë gjithnjë prezente, por lojtarët e mi duhet të tregojnë më pak respekt në stërvitje, pasi që tek klubet e tyre ndodh shpesh që të ketë diskutime të nxehta. Ky qëndrim këtu nuk është prezent. Ne duhet t’i largojmë mendimet negative. Ideja në kokë se nuk kemi fituar asnjë ndeshje për një vit mund të rëndojë në lojtarët”.
“Sidoqoftë, nëse i humbasim këto dy ndeshje, atëherë natyrisht se do të ishte një katastofë. Por, ne nuk mund të themi se janë ndeshje të lehta. Fusha në Estoni është e vogël në Estoni dhe ata kanë së paku katër lojtarë të mirë”, theksoi Prandelli që shpreson ta ketë të gatshëm Antonio Cassanon e lënduar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...