Prishtina barazon, Besa copëton Ferizajin
Xhiroja e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll kaloi në shenjë të dërrmimit të Besës bërë ndaj Ferizajit. Prishtina barazoi pa gola para tifozëve të vet. Besa dërrmoi Ferizajin me rezultat 7:0, ndërsa golat i realizuan si zakonisht, Fitim Kasapi (3’, 78’), Bernard Berisha (5’), Krenar Vokshi (13'), Blerim Hysenlekaj (25'), Haxhi Zeka (53') dhe Mensur Duraku (56').
Liria-Trepça'89 0:0
KEK-u - Flamurtari 3:0
Besa-Ferizaj 7:0
Vëllaznimi-Ballkani 2:1
Hysi-Trepça 2:2
Prishtina-Drenica 0:0
Tabela - Raiffeisen Superliga
1. Kek-u 14 pikë
2. Prishtina 14 pikë
3. Besa 13 pikë
5. Trepçka 89 11 pikë
6. Ballkani 9 pikë
7. Liria 8 pikë
8. Drenica 8 pikë
9. Trepça 7 pikë
10. Vëllaznimi 7 pikë
11. Flamurtari 5 pikë
12. Ferizaji 5 pikë
Liga e Parë
Java e gjashtë në Ligën e Parë ishte tejet interesante. Ndeshja kryesore e kësaj jave e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Rahovecit mes Rahovecit dhe Kosovës së Vushtrrisë përfundoi pa gola, në një atmosferë impozante të krijuar nga tifozët vendas.
Nga ana tjetër, Lepenci iu nënshtrua Llapit, ndërsa Gjilani e ‘dënoi’ edhe më tutje Sharrin, që për shkak të dënimit, ndeshjen u detyrua që si vendas ta zhvillonte në Rahovec.
Liga e parë, java e 6-të
Rahoveci-Kosova (V) 0:0
Llapi-Lepenci 2:1
Ulpiana-Kaolini 3:0
Sharri-Gjilani 1:3
Drita-2 Korriku 1:0
Dukagjini-Feronikeli 1:0
Besiana-R.Sadiku 1:1
Istogu-Studençani, të hënën
Tabela – Liga e Parë
1. Lepenci 12 pikë
2. Drita 12 pikë
3. Kosova (V) 11 pikë
4. Gjilani 11 pikë
5. Rahoveci 11 pikë
6. Besiana 10 pikë
7. Llapi 10 pikë
8. 2 Korriku 9 pikë
9. Studençani 7 pikë
11. Ulpiana 6 pikë
12. Feronikeli 6 pikë
13. Kaolini 6 pikë
14. Ramiz Sadiku 5 pikë
15. Sharri 5 pikë
16. Dukagjini 4 pikë
Category: Futboll
0 Komente