Reali deklason Espanyolin

dardanmiftari | Wednesday, September 22, 2010 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo Real Madridi ka arritur që të mposhtë pa kurrfarë problemi Espanyolin me rezultat 3-0, në ndeshjen e javës së tretë të zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Reali i Madridit ishte ekipi dominant që nga fillimi i takimit, por rezultati u zhbllokua pas gjysmë ore lojë, kur pas një goditjeje të lirë, Ronaldo qëlloi murin e gjallë, i cili me dorë devijoi topin. Si pasojë, u akordua penalti, të cilën me mjeshtri e ekzekutoi superylli portugez për 1-0.

Në minutën e 60-të Pepe largohet nga loja pasi mori dy kartonë të shpejtë të verdhë. Në shtëpi nga ana tjetër te mysafirët nga Katalunia u dërgua Inigo Galan.


Reali vazhdoi me përpjekjet për të shënuar golin e dytë dhe këtë e bëri Gonzalo Higuain (79’), që shfrytëzoi për mrekulli një pasim të Cristiano Ronaldos.

Pas kombinimeve në zonën e Espanyolit, ishte Karim Benzema që mashtroi dy lojtarë kundërshtarë dhe realizoi me kthim për 3-0 dhe rikthimin e tij në listat e golashënuesve të Los Blancos.

Kjo fitore, e katërta me radhë, e mbanë Real Madridin përkohësisht deri të mërkurën mbrëma në krye të tabelës me 10 pikë pas katër ndeshjeve të para.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...