Spanja ekipi i shekullit?

dardanmiftari | Friday, September 03, 2010 | 0 Komente

Analiza e FIFA-s, për Botërorin 2010, ka nxjerrë si kandidat potencial Spanjën, për ekipin përfaqësues më të mirë të shekullit.
Spanja fitoi Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut për herë të parë në histori të saj, ndërsa tani një analizë nga FIFA ka nxjerrë në pah Spanjën si pretendente për t’u shpallur ekipi i shekullit.
“Spanja fitoi Euro 2008 dhe është kampione e botës, që është sukses fantastik. Ekipi i Spanjës është ngritur dhe zhvilluar së bashku, ndërsa tani është në gjendje për gjëra fantastike, me futboll tejet atraktiv. Ata janë kompakt, u hyjnë dueleve dhe vrapojnë shumë. Xavi, Andres Iniesta dhe Xabi Alonso mbulojnë pjesë të mëdha të mesfushës, duket lojë e bukur, por aktualisht e vështirë për t’u realizuar”.
“Ata janë ekip i kompletuar, padyshim kandidat për ekipin e shekullit. Deri në finale, holandezët poashtu kanë luajtur futboll të mirë”, tha drejtori i grupit teknik prej 16 ekspertëve të FIFA-s, Jean-Paul Brigger.
Raporti gjithashtu pohon se ekipet afrikane i zvogëluan gjasat e tyre për sukses kur nënshkruan me trajnerë të huaj, ndërsa kritikon portierët për gabimet katastrofale dhe të paspjegueshme. Raporti nuk flet shumë për gabimet skandaloze të gjyqtarëve gjatë Botërorit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...