Valdano: Ronaldo i pandalshëm

dardanmiftari | Wednesday, September 22, 2010 | 0 Komente

Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se nuk ka nevojë për ngritje të vetëbesimit të Cristiano Ronaldos pasi ai është gjithmonë energjik dhe i pandalshëm.
Para fitores së mbrëmshme ndaj Espanyol, Ronaldo ishte cak i një pjese të fansave të Realit për formën e tij jo të qëndrueshme.
“Për mua, ndaj Real Sociedad ai ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. Kur ai gjeti hapësirë në 15 minutat e fundit të ndeshjes, ai ishte virtualisht i pandashëm. Ai nuk ka nevojë për kurajë. Nëse ndodh diçka, ai ka mjaft personalitet për t’u marrë me këto vështirësi”, ka thënë Valdano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...