Wenger: Përvoja nuk është justifikim

dardanmiftari | Wednesday, September 22, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se yjet e tij të rinjë nuk kanë më se me çfarë të justifikohen, në rast se nuk e përfundojnë tabunë pesëvjeçare të mos fitimit të titujve.
“Njerëzit gjithnjë thonë se ne nuk kemi fituar asgjë që pesë vjet. Kjo është e vërtetë, por ne gjithmonë kemi luajtur në nivelin më të lartë, madje edhe gjatë periudhave të vështira. Arsenali ka ndërtuar stadiumin e ri, të cilin duhet ta paguajmë, përderisa është dashur të krijojmë një ekip të ri”.
“Çfarë do t’i thoshit Manchester Cityt nëse nuk fiton asnjë trofe edhe pas investimit të 200 milionë funteve? Për mua, arsyeja e vetme se pse nuk kemi fituar tituj është fakti se po luajmë në kampionatin më të fortë në botë dhe po luajmë ndaj ekipeve që kanë fonde të pakufishme”.
“Natyrisht, unë dua të fitoj trofe. Shpresat tona për sezonin janë gjithnjë të njëjta, ne po luftojmë për Ligën Premier dhe duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Plani është që të vazhdojmë përmirësimin tonë me forcimin e klubit dhe akademisë së tij. Lojtarët e mi, tani e tutje nuk mund të justifikohen se janë të papërvojë. Ata kanë uri për tituj. Unë besoj se ata janë në gjendje, por ata duhet ta dëshmojnë këtë”, ka thënë Wenger për L’Equipe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...