Ancelotti: Me Drogban jemi më të fuqishëm

dardanmiftari | Friday, October 01, 2010 | 0 Komente

Carlo Ancelotti thotë se sulmi i Chelseat duket më ndryshe kur Didier Drogba është në fushë.
Drogba nuk ishte pjesë e ndeshjes kundër Marseille për shkak të suspendimit, por ai sigurisht se do të jetë startues në takimin e të dielës kundër Arsenalit.
“Ekipi është ca më ndryshe kur luan Drogba, pasi mund të shfrytëzojmë fuqinë dhe aftësinë e tij në gjashtëmbëdhjetëshe. Ndryshe janë lëvizjet e sulmit kur ai është në fushë. Më mirë është kur luajmë me Drogba, por mundemi edhe pa të”, ka thënë Ancelotti.
Trajneri italian së fundi është goditur nga një lajm i keq – vdekja e babait të tij. Ai ka fluturuar për në Itali, ndërsa do të rikthehet në Londër të shtunën dhe do të jetë në Stamford Bridge për derbin e Ligës Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...