Barazon Barcelona

dardanmiftari | Sunday, October 03, 2010 | 0 Komente

Lionel Messi rikthehet me gol, por jo me fitore... Barcelona nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë përballë Mallorcas, pasi ka barazuar me rezultat 1-1 në Camp Nou.
Të parët kaluan në epërsi vendasit (21’) me anë të të rikthyerit nga lëndimi, Leo Messi, i cili pranoi një pasim nga Pedro për të mposhtur portierin Aouate.
Mirëpo, pa përfunduar pjesa e parë (43’), ishullorët barazuan shifrat kur pas një goditje nga këndi të Jonathan De Guzman, më së larti kërceu Emilio Nsue për të qetësuar tifozët në Camp Nou.
Në pjesën e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të realizojë gol, ashtu që me rezultatin e pjesës së parë përfundoi ndeshja.
Pas këtij barazimi, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 13 pikë, tre më pak se Valencia që mban kreun dhe dy më shumë se Real Madridi (në vendin e katërt) që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, në takimet tjera, Sevilla e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 3-1, ndërsa Villarreali ka fituar kundër Racing Santanderit me rezultat 2-0.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...