Barca, 40 milionë euro për Modric
Barcelona planifikon të transferojë mesfushorin e Tottenham Hotspur, Luka Modric, gjatë afatit të ardhshëm kalimtar veror.
Sipas Daily Mail, lojtari kroat është ndër prioritetet e trajnerit Pep Guardiola, i cili duket se ka hequr dorë nga transferimi i asit të Arsenalit, Cesc Fabregas.
Drejtuesit e Barcës mendojnë se Modric mund ta kryejë të njëjtin funksion sikurse Fabregas, dhe janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për të transferuar 25-vjeçarin.
Category: Futboll
0 Komente