Beckham mbështet Realin në garën për titull

dardanmiftari | Thursday, October 28, 2010 | 0 Komente

Ylli i Los Angeles Galaxy, David Beckham, beson se Real Madridi mund ta mposhtë Barcelonën në garën për ta fituar titullin e këtij sezoni në La Liga.
“Për aq sa e respektoj Barcelonën dhe mendoj se është një klub i madh, zemra ime gjithmonë është me Real Madridin”.
Andaj besoj se këtë vit, me menaxherin që kanë ata, me Florentino (Perez) – më pëlqen Florentino i cili është një njeri shumë i madh dhe bën gjëra të veçanta të ndodhin në klub – andaj me atë aty, me lojtarët që ka klubi, besoj se ata do të jenë numër një këtë vit”, ka thënë Beckham.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...