Benzema: Do të dëshmoj që jam lojtar i mirë me Realin

dardanmiftari | Sunday, October 31, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema. Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, zotohet që do ta tregojë veten me Real Madridin pas paraqitjes fantastike mbrëmë ndaj Hercules.
Benzema shpreson se paraqitja e tij mbresëlënëse që i ndërroi kahjen takimit të mbrëmshëm, do ta ndihmojë atë në rrugën e tij që ta tregojë veten tek Real Madridi.
"Njerëzit do ta kuptojnë që jam lojtar i mirë, unë vetëm duhet të luaj. Para fillimit të takimit, i thashë Mourinhos që do të punoj shumë në mënyrë që të luaj më shumë.", theksoi Benzema.
Për Benzeman janë të interesuara shumë skuadra evropiane, duke përfshirë këtu gjigantët si Juventus dhe Manchester United.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...