Beqaj i kënaqur edhe me barazim ndaj Bosnjës
Portieri i kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, thotë se nga rezultati i takimit ndaj Bosnjës do të varet edhe e ardhmja e Shqipërisë në eliminatoret për Euro 2012.
Shqipëria do të presë të premten, 8 tetor, Bosnjë e Herzegovinën në ndeshjen që do të zhvillohet në Qemal Stafa, me Xhemal Mustedanagiç në stolin drejtues, në mungesë të trajnerit Josip Kuzhe, i cili qëndron jashtë fushe për shkak të problemeve shëndetësore.
“Mendoj se është vendimtare. Nga rezultati i kësaj ndeshjeje, me shumë gjasa do të varet edhe e ardhmja e Shqipërisë në këto eliminatore. Nëse marrim tri pikë kundër Bosnjës, jam i bindur se mund të zhvillojmë një edicion të mirë dhe pse jo të arrijmë objektivin që është vendi i katërt, pra të lëmë pas dy skuadra“, ka thënë Beqaj në një intervistë për Panorama.
Megjithatë njëshi i kuqezinjve thotë se ai do të ishte i kënaqur edhe me një barazim, për faktin se Bosnja është një skuadër e fuqishme dhe pretendonte për kreun e tabelës së grupit.
Category: Futboll
0 Komente