Blutë të pandalshëm

dardanmiftari | Tuesday, October 19, 2010 | 0 Komente

Chelsea ka shënuar fitore komode prej 2-0 si mysafir i Spartak Moskës, në ndeshjen e të martës mbrëma të zhvilluar në Olimpiyskiy stadion Luzhniki të kryeqytetit rus.
Në takimin e vlefshëm për Grupin F, Blutë siguruan fitoren që në pjesën e parë.
Yury Zhirkov kaloi mysafirët në epërsi me një ‘projektil’ nga më shumë se 18 metra (23’), ndërsa Nicolas Anelka dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Michael Essien (43’).
Në pjesën e dytë, vendasit krijuan më shumë presion para portës së Petr Cech, mirëpo në fund të ndeshjes ata u larguan kokulur.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea shkëputet në krye tw Grupit F me nëntë pikë, tre më shumë se Spartaku, dhe nëntë më shumë se Marseille e Zilina, që e zhvillojnë ndeshjen tjetër të këtij grupi nga ora 20:45.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...