Chelsea, United dhe City pas Schweinit

dardanmiftari | Thursday, October 28, 2010 | 0 Komente

Mesfushori fantastik i Bayernit të Munichut, Bastian Schweinsteiger, është në pritje të kontratës së tij të re, por nëse kjo nuk ndodh deri në janar, atëherë nga ana tjetër në pritje të tij janë shumë skuadra të mëdha angleze.
Daily Mail spekulon se Chelsea, Manchester City dhe Manchester United janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit të shumëanshëm, ndërsa për atë mund të fillojë dhe një luftë ofertash gjatë janarit.
Por, mbetet të shihet nëse drejtuesit e padisponuar të Bayernit, do të binden nga gjigantët anglezë për ta shitur asin gjerman, pasi që preferojnë që ai të mbesë në Allianz Arena për pjesën e mbetur të karrierës së tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...