Clichy: Dua trofe me Arsenalin

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Arsenalit, Gael Clichy, thotë se ai do të ishte më se i lumtur të heqë dorë nga stili i tyre i lirë i lojës, nëse kjo do të thotë ata të fitojnë trofe këtë sezon.
Clichy thotë se ai po bëhet edhe më i frustruar me mungesën e trofeve te Arsenali.
“Kur kaloni një vit pa fituar asgjë, por çdokush thotë se ju luani futbollin më të bukur, atëherë mund ta pranoni atë si një sezon pa çmim. Por kur kjo ndodh përsëri dhe përsëri dhe përsëri, atëherë vetëm duhet të fitoni trofe”.
“Në fund të karrierës njerëzit do të mbajnë mend lojtarët për atë që ata kanë fituar për Arsenalin. Thierry Henry, Patrick Vieira, Dennis Bergkamp, Sol Campbell dhe Ashley Cole, që të gjithë kaluan nëpër këtë sezon të pamposhtur. Kjo është arsyeja se pse ata janë legjenda të këtij klubi”, ka thënë Clichy.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...