Cruyff: Kalendari vret futbollistët

dardanmiftari | Tuesday, October 12, 2010 | 0 Komente

Legjenda holandeze, Johan Cruyff, ka deklaruar se kalendari i stërngarkuar i ndeshjeve në nivel të reprezentacioneve është duke i ‘vrarë’ futbollistët.
“Njerëzit duan të shohin lojtarët e mirë gjithnjë në formën më të mirë. Ata po vriten. Lojtarët duhet që së paku deri në katër pesë javë të përgatiten në parasezonë”.
“A jam kundër reprezentacioneve? Tek e fundit jo, në fakt është e kundërta. Futbolli nuk jeton prej kampionateve kombëtare. Faza finale e Botërorit është e mrekullueshme, por ekzistojnë edhe rrethet kualifikuese para se të ndodhë kjo”.
“Si mund ta përmirësojmë futbollin? Nëse e reduktojmë kalendarin. Të zvogëlojmë numrin e ndeshjeve për klube, 47 në Spanjë, duke përfshirë këtu edhe kupën edhe La Ligan, është shumë. Nëse shtoni dhe 13 ndeshje në Ligën e Kampionëve, atëherë keni arritur 60 ndeshje. Nëse merrni parasysh se lojtarët pushojnë një muaj dhe një javë tjetër për krishtlindje, atëherë ata do jenë nëntë muaj pa futboll. A është kjo më mirë? Pa dyshim”, tha Cruyff.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...