Edhe Bayerni pas Kaka
Trajneri i Bayern Munich, Louis van Gaal, dëshiron ta transferojë në Bundesliga mesfushorin e Real Madridit, Kaka.
I alarmuar nga mundësia e largimit nga Real Madridi, Van Gaal nuk sheh arsye se pse Bayerni nuk mund t´i konkurrojë Interit dhe Manchester Cityt për brazilianin.
Van Gaal e ka diskutuar këtë mundësi me bordin e tij dhe drejtuesit e Bayernit janë të gatshëm t´i bashkohen betejës - nëse Kaka mund ta tregojë formën e tij para se të hapet afati kalimtar dimëror.
Reali është i gatshëm ta shesë Kaka që në janar, me Mesut Ozil dhe Angel di Maria të cilët që të dy po tregojnë kreativitet në mesfushë për të kënaqur trajnerin Jose Mourinho.
Category: Futboll

0 Komente