Ferguson i zhgënjyer nga Rooney

dardanmiftari | Tuesday, October 19, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka shprehur zhgënjimin e tij në Wayne Rooneyn, për mënyrën se si ai e ka refuzuar rinovimin e kontratës.
“Unë jam takuar me të dhe ai më përsëriti atë që më tha agjenti i tij. Ai dëshiron të largohet. Unë i thashë atij: ‘Mos harro një gjë – respektoje këtë klub. Unë nuk dua më fjalë nga ti, respektoje klubin tënd’”.
“Ajo që po shohim tani nëpër media është zhgënjyese, pasi që kemi bërë gjithçka që kemi mundur për Wayne Roneyn, që nga minuta e parë kur ai erdhi në klub. Ne gjithnjë kemi qenë mburoja e tij”, theksoi Ferguson.
Ferguson gjithashtu u bëri thirrje tifozëve që të qëndrojnë kryelartë.
“Mesazhi im për tifozët është që t’i besojnë Manchester Unitedit. Nëse shikoni në historinë e klubit tonë për 50 vite, atëherë shuma e trofeve të fituara, nderimet dhe respekti që kemi marrë përreth botës flasin më shumë. Ne kemi prodhuar më shumë lojtarë se çdo klub tjetër për Anglinë. Është histori fantastike kjo dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë”.
“David Gill u përgatit që t’i ofronte atij kontratën më të mirë në Angli. Rooney madje ka rënë në kundërshtim me veten, pasi që ka thënë se dëshiron të qëndrojë përjetë këtu. Ne e kemi shpërblyer këtë kërkesë të Wayne Rooneyt. Kështu, Gill në negociata me pronarët, ia ofroi Rooneyt kontratën më të mirë që dikush e ka pasur ndonjëherë në Angli”, deklaroi Ferguson për MUTV.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...