Ferguson: Rooney dëshiron të largohet

dardanmiftari | Tuesday, October 19, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka bërë të ditur në konferncën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve që nesër United e zhvillon ndaj Bursasporit, se sulmuesi anglez, Wayne Rooney, dëshiron të largohet nga Old Trafford.
Kishte spekulime të shumta ditëve të fundit se Rooney dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, spekulime këto të cilat u ndezën pas deklaratës së Rooneyt se ai nuk është i lënduar dhe se nuk kishte dijeni pse nuk e fuste në lojë Ferguson. Pas deklaratës së bosit të United, thuhet të jenë alarmuar skuadra të ndryshme, duke përfshirë këtu Real Madridin, Barcelonën, Chelsean e madje edhe Manchester Cityn.
Ferguson këmbëngul se nuk ka pasur kurrfarë acarrimesh mes tij dhe Rooneyt, duke pohuar se dera është e hapur për të që të qëndrojë, por shtoi se pret luftë ofertash për sulmuesin, i cili ia ka bërë të qartë bosit të tij se dëshiron të largohet.“David Gill (drejtori ekzekutiv), në fillim të verës hapi bisedimet me agjentin e Rooneyt, të cilat është dashur të vazhdojnë pas Botërorit. Unë isha në zyre më 24 gusht, kur David më telefonoi dhe më tha se Rooney nuk do ta rinovojë kontratën”.
“Unë mbeta si budalla. Vetëm disa muaj më parë ai më ka thënë se është te klubi më i mirë në botë. Unë kërkova takim me të. Ai më ripërsëriti atë që tha dhe agjenti i tij, ai kërkoi që të largohej”, deklaroi Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...