Granit Xhaka në radarin e Lazios

dardanmiftari | Thursday, October 28, 2010 | 0 Komente

Sipas Il Corriere dello Sport, lideri aktual në Serie A, Lazio, është vënë në kërkim të mesfushorit me të ardhme të ndritur, Granit Xhaka, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Baselit.
Kosovari është produkt i akademisë së Baselit dhe ishte pjesë e kombëtares U-17 të Zvicrës që e fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2009.
18-vjeçarit i skadon shumë shpejt kontrata me klubin zviceran dhe Baseli nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e tij.
Sidoqoftë, Lazio mund të tregohet e gatshme për të ndërhyrë dhe për ta sjellë Xhakën në kampionatin më taktik në botë, Serie A.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...