Grant: Mund të jem Wengeri i West Hamit

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 0 Komente

Në prag të takimit të sotëm përballë Topçinjve, Avram Grant thotë se ai mund t’i sjellë trofe West Ham United – sikur Arsene Wengeri që i ka sjellë Arsenalit!
Ish-trajneri i Chelseat dhe Portsmouth ka mohuar spekulimet se ai do të largohet dhe ka thënë se ka një vizion afat-gjatë për West Hamin – sikur Wenger bëri kur arriti te Arsenali më shumë se 13 vite më parë.
“Flas me Wenger gjithë kohën, e kam njohur atë për më shumë se 10 vite dhe kemi raporte të mira. Ne pak a shumë kemi të njëjtat ide. Dhe shumicën e ideve të tij duam t’i realizojmë edhe ne. Ai ka ndërtuar një ekip nga akademia në një top ekip, kjo do të jetë edhe vizioni i West Hamit”, ka thënë Grant.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...