Huliganët serbë djegin flamurin shqiptar
Pak para fillimit të ndeshjes Itali-Serbi, tifozët serbë të pranishëm në stadiumin Luigi Ferraris filluan të krijojnë probleme, pikërisht gjatë intonimit të himnit të Serbisë.
Tifozët serbë dogjën flamurin shqiptarë dhe pos kësaj, njëri prej tifozëve hyri me maskë në fushë për të shqyer rrjetën e njërës prej portave. Madje tifozët Ultras të Serbisë sulmuan portierin Vladimir Stojkovic, për shkak se ai kaloi nga Crvena Zvezda te Partizani.
Ndeshja e Grupit C, Itali-Serbi është kruciale për çdonjërën prej skuadrave në rast se dëshirojnë kualifikimin në Euro 2012.
Category: Futboll

0 Komente