Keane i emocionuar para rikthimit në Meazza

dardanmiftari | Tuesday, October 19, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Tottenhamit, Robbie Keane, është duke e pritur me mallëngjim sfidën ndaj ish-ekipit të tij, Interit, kur të dyja skuadrat të takohen të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve në tempullin mitik, San Siro.
Përkundër periudhës së vështirë në Serie A, Keane nuk pendohet që ka kaluar dhjetë vite më parë nga Coventry City te Interi.
“Unë isha i vetmi lojtar i ri në atë skuadër dhe është diçka për të cilën kurrë nuk do të pendohem. Unë kam kaluar shumë mirë, jam kënaqur”.
“Vieri, Ronaldo, Recoba ishin në atë ekip. Ata ishin lojtarë të mëdhenjë dhe të luaja me këta lojtarë çdo stërvitje, natyrisht se kam mësuar shumë dhe mendoj se më ka ndihmuar të formohem si lojtar”, theksoi Keane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...