Liverpooli u kthehet fitoreve
Liverpooli më në fund ka shënuar një fitore në Ligën Premier, kësaj radhe ndaj Blackburnit në Anfield me rezultat 2-1.
Golat u shënuan në një hark kohor prej pesë minutash. Fillimisht, Sotiris Kyrgiakos (48’) kaloi Liverpoolin në epërsi, ndërsa rezultatin në 1-1 e barazoi Jamie Carragher (51’). Në 2-1 rezultatin për fitoren e madhe të Liverpoolit e bëri Fernando Torres (53’), me asistimin e Joe Cole.
Ishte ky goli i parë i Fernando Torresit pas gjashtë ndeshjeve. Sidoqoftë, LIverpooli përsëri nuk del nga zona e rrezikshme dhe mbetet në pozitën e 18-të me nëntë pikë.
Category: Futboll
0 Komente