Borriello: Lojtarët e Romës nuk japin maksimumin

dardanmiftari | Monday, October 04, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i ri i Romës, Marco Borriello, thotë se ata nuk luajnë në formën më të mirë të tyre.
Roma mbrëmë u mposht me rezultat 2-0 nga Napoli dhe vazhdon të jetë në pjesën e poshtme të tabelës, dhe Borriello mendon se nuk ka arsyetim për këtë.
“Nëse shohim në skuadër, atëherë Roma është në të njëjtin nivel me ekipet më të mëdha në Evropë: Chelsea, Inter, Bayern Munich dhe të tjerat. Kjo do të thotë se është vetëm faji jonë nëse ne nuk mund të nxjerrim rezultate të rëndësishme”, ka thënë Borriello për mediat italiane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...