Man Utd në kërkim të De Rossit

dardanmiftari | Thursday, October 28, 2010 | 0 Komente

Manchester United edhe një herë është duke u lidhur me transferim të mesfushorit të Romës, Daniele de Rossi.
Tuttomercatoweb shkruan se De Rossi vazhdon të pengojë hapjen e bisedave për kontratë të re, një lëvizje që anglezët e shohim si një mundësi serioze për të transferuar njëshin italian.
Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, ka ndjekur De Rossin që kur ai për herë të parë u fut në ekipin e parë të Romës dhe e di se ai tash ka më pak se dy vite nga marrëveshja e tij aktuale. Kjo mund të bëjë që Roma ta shesë atë, para se ai të mund të largohet si lojtar i lirë.
Stili i mesfushorit shihet si ideal për Ligën Premier dhe Ferguson pritet të presë deri në javët e fundit të sezonit, para se të tentojë të sjellë De Rossin në Old Trafford.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...